Korça është veshur me ngjyrat kuq e zi mbrëmjen e kaluar që ishte dhe nata e tretë të festës së birrës, ky qytetarët kanë shijuar birrën dhe ritmet e muzikës së mirë, që i ka bashkuar pa dallim.

Këngëtarja Orgesa Zaimi, këngëtari Land Kademi dhe Simpatico Band kanë elektrizuar atmosferën me këngët dhe zërin e tyre, duke dhuruar spektakël për të pranishmit teksa shijonin “Birrën Korça” dhe “Tirana”.

Atmosfera u “ndez” edhe më shumë në koncert kur këngëtarja Orgesa Zaimi këndoi këngën “Kuq e Zi”, të cilën qytetarët e kanë kërcyer dhe shijuar teksa në dorë mbanin gotat e birrave.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Birra Korça” si birra kryesore dhe e para që në zanafillën e kësaj feste, ndiqet dhe nga “Birra Tirana”, që gjenden me stendat e tyre pranë konsumatorëve dhe që freskojnë netët kulminante të kësaj vere.

Gjatë mbrëmjes së sotme, në natën e katërt të Festës së Birrës në Korçë, do të performojnë këngëtarët e mirënjohur Endri dhe Stefi Prifti, Shemi nga grupi “Ilirët” si dhe grupi i rrokut nga Australia, “Mixed Up Everything”.

Ndërkohë, gjatë së dielës, në natën e fundit të Festës së përvitshme të Birrës, do të performojnë grupet muzikore “Hot Club Tirana”, “Wedding and Funeral Band”, Kori Lira si dhe këngëtari me famë botërore Goran Bregoviç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb