KORCE – Një 74-vjeçar ka humbur jetën, pasi është përplasur nga një automjet, pranë fshatit Podgorie në Korçë. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se shtetasi R.M, 74 vjeç, banues në fshatin Blacë, Pogradec, është përplasur në rrugë nga një makinë tip “Opel”, me targë AA 254 DL, që drejtohej nga shtetasi Fatos Kapushi, 40 vjeç.

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e makinës, i cili do të përballet me drejtësinë për akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

“Specialistët e Seksionit për Qarkullimin Rrugor bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: Fatos Kapushi, 40 vjeç banues në fshatin Podgorie – Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi dje, (rreth 500 m) mbi vendin e quajtur “Lapidari i Podgories” , ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Opel”, me targë AA 254 DL, ka aksidentuar duke i shkaktuar vdekjen, shtetasin R.M, 74 vjeç, banues në fshatin Blacë, Pogradec këmbësor në rrugë. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.”- thuhet në njoftimin e policisë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb