KORÇË

Një zjarr ka përfshirë një godinë 4 katëshe në lagjen nr 12 në rrugën “Vasil Ternova” në Korçë. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar nga zjarri pasi është bërë i mundur evakuimi i banorëve të godinës.

Në vendngjarja kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja, për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.

Njoftimi i Policisë

Korçë
Informacion paraprak.

Më datë 13.12.2018, rreth orës 23:13, jemi njoftuar se në lagjen nr 12, rruga “Vasil Ternova”, ka rënë zjarr në një godinë 4-katëshe.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja, për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Nuk ka dëme në njerëz, pasi u bë e mundur evakuimi i tyre.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: