KORCE- Një person është vënë në pranga në Korçë dhe një tjetër është proceduar penalisht nën akuzën kultivimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Arrestimi i 24-vjeçarit Rafail Malaveci, banues në Korçë, u bë gjatë një operacioni antikanabis të koduar “Lavazhi”.

24-vjeçari Malaveci u kap me 11 doza lëndësh narkotike, gati për shitje.

Gjithashtu, policia filloi edhe procedimin penal për Gj A. 22 vjeç banues në fshatin Çiflig të Korçës.

Ditën e sotme, gjatë kontrollit të ushtruar, nga Policia, këtyre dy shtetasve, në Lagjen Nr.10, rruga “Pano Xhamballa” të qytetit të Korçës, pranë një lavazhi, u janë gjetur dhe sekuestruar, me cilësinë e provës materiale 11 doza me bimë të dyshuar narkotike kanabis sativa.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: