KORCE – Procedohet penalisht pronari i një hoteli në Korçë, i cili akuzohet për “Fshehje të të ardhurave”. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se procedimi penal ka nisur gjithashtu edhe për gjashtë inspektorë, si dhe tre ish-punonjës të Drejtorisë Rajonale të Tatim-Taksave në Korçë, pasi akuzohen për “shpërdorim detyre.”

Sipas policisë së Korçës, procedimi ndaj shtetasit DH.L, 61 vjeç, filloi pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një objekt në pronësi të tij, që ka për aktivitet një hoteleri, në lagjen 13- Korçë, u konstatua se ka funksionuar i pa licencuar, që prej vitit 2010.

Në vijim te hetimeve në lidhje me këtë rast, nga Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik , filloi procedimi penal në gjendje të lire edhe për 9 (nëntë) shtetas,
(me detyrë inspektorë dhe ish-inspektorë të verifikimit në terren, pranë Drejtorisë Rajonale të Tatim-Taksave në Korçë) si më poshtë :
1. A.L, vjeç 64, banues në Korçë,
2. S.B, vjeç 34, banues në Korçë,
3. G.K, vjeç 46, banues në Pogradec,
4. L.Z, vjeç 35, banues në fshatin Ponçarë – Devoll, (larguar nga detyra në vitin 2013).
5. E.B, vjeç 43, banues në fshatin Qinam – Kolonjë, (larguar nga detyra në vitin 2013).
6. R.P, vjeç 39, banues në Korçë, (larguar nga detyra në vitin 2013).
7. L.K, vjeç 50, banuese në Korçë,
8. E.SH, vjeç 40, banues në fshatin Vithkuq – Korçë, si edhe
9. A.K, vjeç 59, banues në Korçë.

Procedimi penal ndaj tyre filloi sepse, dyshohet që këta punonjës, që nga viti 2010 e në vazhdim, nuk kanë ushtruar kontroll, në subjektin që ka për aktivitet Hotelin në lagjen 13, pronë e shtetasit të mësipërm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” , si dhe “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga nenet 180 e 248 të Kodit Penal.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb