Një peshkatar në Korenë e Veriut është ekzekutuar publikisht pasi dëgjonte  stacione të huaja në radio, teksa ishte duke lundruar në det të hapur.

Viktima i njohur me emrin  Choi, thuhet se ishte në të 40-tat e tij, u vra para 100 kapitenëve të anijeve dhe drejtuesve të peshkimit.

Në Korenë e Veriut ekzistojnë rregulla strikte që rregullojnë sjelljen e qytetarëve të saj, dhe i ndalon ata të dëgjojnë shumicën e radiove të huaja.

Choi, i cili kishte në pronësi një flotë me më shumë se 50 anije, mendohet të jetë dorëzuar nga një prej anëtarëve të ekuipazhit të tij pasi u bë jopopullor.  Ai u rrëfeu autoriteteve dhe u akuzua për “përmbysje kundër partisë”.

Mendohet se peshkatari kishte filluar prej kohësh të dëgjonte  stacione të huaja. Ai kishte dëgjuar Radio Azinë e Lirë në 15 vitet e fundit.

 

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb