Koreja e Jugut dhe NATO i kërkuan Koresë së Veriut dhe Rusisë që të ndalojnë bashkëpunimin e tyre ushtarak.
Kërkesa erdhi pasi Seuli pretendoi se të paktën 300 ushtarë të Koresë së Veriut vdiqën ndërsa luftonin Ukrainën në emër të Rusisë.
Zëvendësministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut Cho Chang-rae priti ndihmës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Boris Ruge në Seul për bisedime ku dyshja shprehën shqetësimin e tyre për “bashkëpunimin e paligjshëm ushtarak” midis Moskës dhe Phenianit, sipas Yonhap News.
Raportet e dislokimit të trupave nga Koreja e Veriut në Rusi morën rëndësi që kur Pheniani dhe Moska nënshkruan një pakt gjithëpërfshirës të mbrojtjes vitin e kaluar, duke kërkuar që secila palë t’i japë ndihmë ushtarake njëra-tjetrës në rast agresioni nga një palë e tretë.
Kievi ka marrë në paraburgim dy ushtarë të Koresë së Veriut, të cilët u kapën në fushën e betejës.
(A.A/BalkanWeb)