Koreja e Veriut thotë se bomba e re me hidrogjeni mund të shkatërrojë të gjitha territoret e Shteteve të Bashkuara.
“Të gjithë teknikët dhe shkencëtarët në Korenë e Veriut janë shumë të gatshëm për të shpërthyer bomba të hidrogjenit, të cilat kanë kapacitet që përnjëherë të fshijnë të gjitha territoret e shteteve të SHBA”, thuhet në deklaratën e publikuar në agjencinë shtetërore të lajmeve KCNA.

Para dy ditëve, duke komentuar mbi testimin e bombës me hidrogjen, Koreja e Veriut tha se ishte e nevojshme për të “parandaluar Uashingtonin për të ndikuar në politikën e brendshme të vendit”, transmeton TetovaSot.

“Historia ka treguar se në marrëdhëniet ndërkombëtare sundon ligji i xhunglës që lejon Amerikën dhe aleatët e saj për të shkatërruar vendet e vogla me veprimet e tyre arbitrare ushtarake. Të kishte Iraku dhe Libia armë bërthamore nuk do të ishin pushtuar”, thuhet në deklaratë të Koresë së Veriut.

Regjimi i diktatorit Kim Jong Un pohon se përpjekjet e mëdha dhe zhvillimit të teknologjisë e kanë sjellë Korenëa Veriut në grupin e shteteve me armë bërthamore, që mund të mbrojnë sovranitetin e tyre dhe për të parandaluar forcat e huaja të kryejnë invazion.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb