Koreja e Veriut ka kryer një provë të re raketore pranë Wonsan në bregun lindor.
Lajmi është njoftuar nga agjencia e lajmeve të Koresë së Jugut, Yonhap.
Por megjithatë sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Jugut testimi raketor ka dështuar.
Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut nuk ka specifikuar se çfarë lloj raketash ishin ato me të cilat u krye testimi.