Ministri i Bujqësisë, Blendi Çuçi i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka siguruar se nuk ka probleme në Ballkanin Perëndimor sa i përket lëvizjes së mallrave.

Çuçi thotë se dje realizoi një video- konferencë me homologët e tij në Ballkanin Perëndimor madje dhe me atë kroat dhe slloven, vende që janë në BE dhe nuk ka probleme në këtë aspekt.

çdo 10 ditë thotë ai do të mbahen këto video- konferenca që të adresohen problemet dhe të mbahet hapur Koridori i gjelbër që mundëson lëvizjet e mallrave në një kohë kur kufijtë janë të mbyllur prej COVID-19.

 

”Për bujqësinë kemi qenë shumë të kujdeshëm, që transporti, përpunimi mos ndërpritet asnjë sekondë. I bëmë të qartë fermerëve që këto kushte nuk janë për ata. Vetëm të respektojnë distancimin fizik. Na ka dhënë rezultatet. Pritej një destabilitet i tregjeve sa i përket qarkullimit të mallrave sepse shumë biznese u mbyllën si supermarkete dhe lokale. Por ky konsumim ka shkuar në shtëpi dhe familje. Ata që frekuentojnë restorantet ka shkuar në shtëpitë e tyre. Kemi rezultate të kënaqshme të eksporteve në 3-mujorin e parë.
Një nga po themi përpjekjet tona ka qenë të krijojmë kooridoret e gjelbërta, qoftë nëpërmjet marrëveshjeve CEFTA, qoftë me bashkëpunim në rang rajonal siç është forumi i ministrave të bujqësisë apo dhe me BE në mënyrë që produktet ushqimore dhe bujqësore mos kishin probleme me mbylljen e kufijve. Kemi pasur disa probleme në fillim kur ishte e paqartë kufizimi apo karantina e thellë.
Dje kam pasur një video- konferencë me ministrat e Ballkanit Perëndimor përfshi kroatin dhe sllovenin për një perspektivë nga BE. Të gjithë kolegët dhanë të njëjtën panoramë. Nuk ka probleme as në vendet e tyre. Këto takimet janë për të mbajtur këto koridore të hapura. çdo 10 ditë takime me ta për përditësime të problemeve. E kemi pasur nën kontroll bujqësinë. Rezultatet në rritje nuk është për shkak të COVID. Po prej politikave që kemi ndjekur. Edhe po mos kishim COVID-19 do kishim rritje të eksporteve. Ndoshta dhe në këto shifra por bujqësia ësht ëdelikate. Çmimet e produkteve varen nga kushte klimaterike, mot i paqëndrueshëm dhe jo nga politikat apo tregjet.”- tha Çuçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb