Një duatrokitje emocionuese dhe një buzëqeshje e ëmbël dhe e pafajshme. Princi George, Charlotte dhe Louis përplasin duart për të falenderuar punonjësit e shëndetësisë, të cilët janë në linjë të parë në luftën kundër koronavirusit.’Të gjithë doktorët, infermierët, asistentët mjekësore, farmacistët dhe vullnetarët e shërbimit shëndetësor kombëtar po punojnë pa ndërprerje për të ndihmuar ata që janë prekur me Covid-19, shkruajnë dukët e Cambridge, që kanë postuar videon e fëmijëve në adresën e tyre në Instagram.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në një moment të veçantë për familjen mbretërore, me zërat (e muhuara më pas) të vdekjes së princit Filippe, karantina e Carlos që ka dalë pozitiv me koronavus, izolimin e kështjellës së Ëindsor të Mbretëreshës Elisabetta, largimit të Harry në Canada, princi Ëilliam gjen një mënyrë efikase për të lëshuar një mesaz për anglezët. Në pamje shfaqen fëmijëve të tij të ëmbël, të cilët në rresht si ushtarë që duatrokasin dhe shohin objektivin e kameras. I vogli Louis, që në 23 prill do të festojë 2 vjetorin, duket pak i hutuar teksa shef vëllain e madh, George, 6 vjeç që duatroket, duke vazhduar me motren Charlotte 5 vjeç, të cilët qeshin të emocionuar.

Edhe Britania e Madhe është zhytur në luftën kundër koronavirusit dhe mesazhi i dukëve për mjekët dhe infermierët i bashkohet mesazheve të shumë britanikëve. Kate dhe William ndër të tjera kanë lënë Kensington Palace për tu strehuar në rezidencëne fshatit të Anmer Hall.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb