Shefi i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Konferenca e Kryetarëve në Kuvëndin e Shqipërisë miratoi programin dhe kalendarin e Kuvendit, duke i hapur rrugë Seancës së Kuvendit më datë 16 prill.

Balla thekson se Kuvendi do të ndryshojë edhe Rregulloren, për të përshtatur veprimtarinë e tij me situatën e krijuar.

Postimi i Taulant Ballës:

Konferenca e Kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë miratoi programin dhe kalendarin e Kuvendit, duke i hapur rrugë Seancës së Kuvendit më 16 Prill. Kuvendi do të ndryshojë dhe Rregulloren e tij për të përshtatur veprimtarinë e tij me situatën e krijuar.

KUVENDI I SHQIPËRISË DO TË DISKUTOJË DHE VOTOJË AKTET NORMATIVE TË MIRATUARA NGA QEVERIA, BASHKË ME MASAT E REJA SHTRËNGUESE SI NDRYSHIME NË KODIN PENAL TË RSH??, NË KUSHTET E GJENDJES SË FATKEQËSISË NATYRORE DHE SPECIFIKISHT EPIDEMISË, TË CILAT DO TË MBROJNË POPULLIN NGA TË PABINDURIT E PAPËRGJEGJSHËM DERI NË FUND TË KËSAJ LUFTE.

#njëAtdhe ?? #njëFamilje

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb