Turqia ka mbyllur pothuajse të gjitha kufijtë e saj, duke bllokuar të gjitha fluturimet ndërkombëtare nisje dhe mbërritje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e njoftoi këtë masë mbrwmjen e së Premtes në një fjalim para kombit.

17 njerëz të tjerë vdiqën nga koronavirusi në Turqi në 24 orët e kaluara, tha të premten ministri turk i shëndetësisë, duke e çuar numrin e vdekjeve në 92.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Fahrettin Koca tha se 2,069 pacientë janë diagnostikuar me COVID-19 pasi numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara u rrit në 5,698.

Ai bëri me dije se 42 pacientë janë larguar nga spitalet pasi janë shëruar nga virusi vdekjeprurës ndërsa 344 të tjerë janë trajtuar në njësitë e kujdesit intensiv.
Koca tha se 7,533 teste janë bërë në 24 orët e kaluara dhe numri i testeve të përgjithshme të kryera deri më tani ka arritur në mbi 47,000.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb