BRITANI E MADHE

Klubet e natës, restorantet, muzetë dhe kinëmatë pritet që të hapen me datë 4 korrik në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas mediave të huaja, kryeministri Boris Johnson do t’i paraqesë parlamentit planin për hapjen graduale të vendit.

Klubet e natës, muzetë, kinematë dhe shumë vende të tjera publike në Mbretërinë e Bashkuar u mbyll që në mars për shkak të izolimit që solli pandemia e Covid-19.

Ditën e djeshme Britania e Madhe ka shënuar numrin më të ulët të viktimave nga koronavirusi që prej 15 marsit. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 15 persona sipas ministrit të Shëndetësisë, Matt Hancock.

Hancock konfirmon se situata është përmirësuar dhe në spitalet e vendit, pasi numri i pacientëve të shtruar ka rënë nën 5000. Që nga nisja e pandemisë, Britania e Madhe regjistron 42,647 viktima dhe 305,289 të infektuar me koronavirus.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb