Trajneri i Kombëtares së Uellsit në ragbi, neozelandezi Uejn Pivak, ka konfirmuar se tre lojtarë të rij kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit pas analizave. Emrat e tre lojtarëve nuk janë bërë të ditur. “është një lajm që këtu në Uells ka zgjuar shumë emocion. Por është kështu. Për momentin mund të them që tre lojtarë tanët janë të infektuar”.

E gjithë kjo, sipas trajnerit të uellsianëve, nuk do t’i pengojë të tijtë që të kryejnë ndeshjet e programuara kundër Japonisë më 27 qershor dhe më pas më 4 e 11 korrik kundër Zelandës së Re.

“Besoj se askush nuk do që këto ndeshje të anulohen, madje kemi nevojë që të luhet. Duhen para për të mbajtur gjallë sportin. është koha të themi se jemi të gjithë në të njëjtën varkë”.

Uellsi ka ndërmend të rikuperojë në tetor dhe ndeshjen kundër Skocisë e vlefshme për turneun e 6 Kombeve. Më herët në shkurt është përballur me Italinë në Kardif duke fituar 42-0.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb