Të vdekurit për shkak të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shkuar në 1260 në 24 orët e fundit.

Janë këto të dhënat e bëra publike nga John Hopkins University. Rastet me të infektuar e kanë kaluar shiftën e 1.6 milion njerëz, ndërsa numri i viktimave në total është afërsisht 95,921.

SHBA është vendi i parë në botë për shkak të numrit të të infektuarve dhe viktimave të shkaktuara nga virusi COVID-19.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb