Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka akuzuar qeverinë për një mungesë transparence sa i takon situatës me marrjen e masave për koronavirusin.

I ftuar në emisionin “Real Sotory” në ‘News24’ Spahia, duke u ndalur tek dy rastet pozitive me COVIT 19, theksoi se ka një mospërputhje mes stafit të mjekëve dhe autoriteteve për të menaxhuar situatën.

“Është evidente që këtu ka mosrakordim dhe mungesë transparencë të strukturuarve shtatore, që e kanë për detyrë të jenë të tilla. Po bëj një parantezë të vogël, sidomos në Itali, pasi kemi lidhje të shumta. Shteti italian është në pararoje për shëndetësinë, dhe është vend perëndimor i zhvilluar për të përballur situata të tilla. Kam parasysh këtu diskutimet e kryeministrit Conte dhe në thelbin e vet përditë, për të qenë transparent dhe e cilëson si armën kryesore për përballimin e situatës. Kemi pasur një mungesë të transparencës që në fillim të shfaqjes së fenomeni. Koronavirusi i ri u shfaq në dhjetor. U kuptua që do të kishim një epidemi. Menjëherë nuk u zgjat shumë, nisi me Francë, me Gjermaninë dhe situata në Itali. Si PD, kemi qenë në stand-by për t’i lënë strukturave një ide të situatës dhe për iniciuar një përballje me këtë epidemi. Mungesa e transparencës ka qenë për të mbuluar mungesën e strukturave të shëndetësisë. I referohem atyre deklaratave për kontroll të plotë sa i takon pikave të hyrjes dhe daljes. Në atë diskutim rasti, pati mospërputhje të deklaratave mes ministrisë dhe doganës së Hanit të Hotit dhe të Muriqanit.”, -tha Spahia.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb