Koronavirusi ka prekur edhe strukturat e Policisë në Lezhë.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për “BalkanWeb” se kanë dalë pozitivë me virusin e rëndë shefi i komisariatit të Lezhës, një zyrtar policie dhe shefi i Postës së Policisë në Shëngjin.

Ndërkohë, menjëherë pasi ata kanë rezultuar të infektuar, janë karantinuar disa bashkëpunëtorë të tyre. Siç raporton gazetari Ndreka, kjo situatë në këtë drejtori policie ka prej një jave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb