Shefja e Infektivit të QSUT Najada Como e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” u shpreh se sot në Shqipëri ka ambiente të dedikuara në rast se do të kemi raste të dyshuara me koronavirus.

“Shërbimi infektiv që është përcaktuar për personat që mund të preken nga koronavirusi, ka 2 dhoma. Aty do të jenë dy dhoma dhe do të shikohet nëse është me koronavirus apo jo. Në rast se del se ka koronavirusin, atëherë ne do të bëjmë mbylljen në dhomë. Sot në Shqipëri ka 177 respiratorë funksionalë dedikuar për këta persona”, tha Como.

Ajo shtoi se bluzat e bardha kanë përballuar edhe raste të tjera të ngjashme të epidemive.

“Vendi pritës për këta pacientë, nëse do të vijnë të prekur nga koronavirusi do të vijnë në QSUT. Unë s’jam vetëm. Por jemi shumë kolegë që kemi menaxhuar shumë epidemi të tjera që janë përhapur në territorin shqiptar. Ne edhe më herët, në raste me fruth prsh e kemi përballuar situatën në mënyrën më të mirë. Kemi ndërtuar ambjente për karantinë”, deklaroi Como.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb