SHKUP

Në 24 orët e fundit janë shënuar 7 viktima dhe 383 raste të reja me COVID 19. Nga 1648 testet e kryera, vetëm në Shkup pozitiv kanë rezultuar 201 persona.

Ndërsa, 21 raste janë në Shtip, nga 20 raste në Prilep dhe Strumicë.

Në Manastir u shënuan 12 raste, ndërsa në Kumanovë 11. Betejën me virusin korona e kanë fituar 95 persona, shumica nga Shkupi, raporton Alsat M.

Që nga fillimi i Pandemisë me vrusin Korona janë infektuar 20 mijë e 937 persona, ndërsa jetën e kanë humbur 792 vetë.

Për momentin raste aktive në të gjithë territorin e Maqedonisë Veriore janë 3951.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb