TIRANE- Kur ‘mollë sherri’ bëhet një korridor. E tillë është historia e Kristina Stefanit, protagonistja e sotme e emisionit ‘Me zemër të hapur’ të Evis Ahmetit. Nga studio e emisionit ajo rrëfen bashkëjetesën e vështirë dhe konfliktet e vazhdueshme me fqinjën e saj.

Ajo që e bën këtë histori shumë më të padëgjuar është fakti se prej vitesh dy familje kanë jetuar në një apartament të cilin e kanë të ndarë dhe për të cilin gëzojnë të dyja certifikatë pronësie. Ajo që i ka çuar këto familje ne dyert e gjykatës është korridori. Kristina tregon se e ka në pronësi, por që përdoret edhe nga familja tjetër, shkruan ‘BalkanWeb’.

Komshijet Te Zemra
Komshijet Te Zemra

“Kemi jetuar prej vitesh në atë shtëpi. Ajo është rreth 62 metra katrore. Ajo u nda në përgjysmë, ndërsa palëve u takon nga 27 metra katrorë. Jam munduar që ti zgjidh gjërat me qetësi, por familja tjetër nuk përgjigjet kështu. Më kalonin në korridor, pas sherreve dhe konflikteve u largova me djalin tim nga shtëpia. Prej 1 viti e ca nuk jetoj më aty”, -tha Kristina, ndërsa la të nënkuptuar se fqinjët e saj nuk kanë të njëjtin botëkuptim me të.

Kaq mjaftoi që pjesë e emisionit të bëhej edhe pala tjetër, përmes në një lidhje telefonike. Ishte djali i pronares së gjysmës tjetër të banesës, i cili tha se ai ishte i gatshëm që të zgjidhej gjithçka me kompromis.

“Këto gjëra që përmendët nuk kanë ndodhur. Unë jam për një zgjidhje dhe kam qenë gjithë kohës. Të flas për punën e kulturës, s’dua të flas. Jam 27 vjeç, kam një biznes qe po mundohem ta ngre dita-ditës. Zonja më çoi në gjykatë për hapjen e derës dhe isha dakord. Dhe të ndanim shpenzimet. Shkuam në gjykatë dhe kërkuam vlerësimin e ekspertit për hapjen e derës, ndaj ajo nuk lejohej nga inxhinierja. Nuk jam as për dhunë. Në polici kam qenë për një bisedë telefonike, pasi zonja më ka shara, djali i saj më ka kërcënuar. Një ditë telefonova zonjën dhe i thash që të pinim një kafe dhe më tha; skam ça të sqaroj me ty. Më pas më mori djali i saj në telefon, dhe më tha; unë të bëj kështu, të bëj ashtu. I thash; mos u merr me këto gjëra, se je i vogël”, -tha 27-vjeçari.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb