LEZHË- Gjykata ka vendosur sot dënimin me nga 4 vite burg për gjyqtaren e Lezhës, Parashqevi Ademi, si dhe avokatin Gjovalin Ndokaj, të cilët akuzohen se i morën 200 mijë lekë të reja nga një qytetar për të dhënë në këmbim lirinë me kusht.

Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi dënimin me 6 vjet burgim për gjyqtareni Ademi, e akuzuar për veprën penale të “korrupsionit pasiv të gjyqtarit” si dhe heqjen e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vjet. Procesi është zhvilluar me procedurën e gjykimit të shkurtuar, çka ul me 1/3 dënimin, ndaj prokuroria në përfundim kërkoi dënimin me 4 vite burg. E njëjta pretencë ishte dhënë edhe për avokatin Ndokaj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb