KORÇË

Xhevi Dervishi, sekseri që siguronte lekët e studentëve për pedagogun Alket Dino përfiton nga gjendja e tij shëndetësore për të marrë masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Burime për gazetaren Lorena Kodra bëjnë të ditur për “Balkanëeb” se studio ligjore që përfaqësonte Xhevi Dervishin ka paraqitur faktet dhe arsye përse ai duhet të qëndrojë me arrest shtëpie deri ne përfundim te hetimeve, ndërkohë që gjendja shëndetësore e tij dhe faktet që janë çuar në gjykatë, kanë bërë që Xhevi Dervishi të marrë masën e sigurisë arrest shtëpie.

Përsa i përket pedagogut Alket Dino, ai vazhdon të jetë arrest me burg.

Ngjarja ka ndodhur në 23 shtator ku policia pas një hetimi 1 mujor arrestoi pedagogun e Fakultetit te shkencave te natyres dhe humane, Alket Dino,së bashku me sekserin dhe njëkohësisht mikun e tij, Xhevi Dervishi nën akuzat për korrupsion.

Kanë qenë Specialistët për Hetimin kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e SPAK, te cilët kane bëre të mundur arrestimin në flagrancë të këtyre shtetasve mbrëmjen e 23 shtatorit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb