32 hetues të BKH-së kanë përfunduar një trajnim në SHBA për një sërë çështjesh të rëndësishme dhe janë kthyer në Shqipëri së fundmi. Në këtë vizitë studimore në FBI dhe DEA-n amerikane, kanë qenë dhe dy prokurorë të SPAK.

Ambasada amerikane ka publikuar fotot, teksa shkruan se bisedime të dobishme për të dyja palët u kryen për çështje kritike si shkëmbimi i informacionit dhe inteligjencës, bashkëpunimi i ndërsjellë ligjor, korrupsioni publik, organizatat transnacionale kriminale dhe të trafikut të drogës etj.

POSTIMI I PLOTË
Urime 32 hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe dy Prokurorëve të Posaçëm të cilët u kthyen së fundmi nga Uashington DC dhe Akademia e Byrosë Federale të Hetimit (FBI) në Kuantiko, Virxhinia ku përfunduan një vizitë studimore dhe morën pjesë në disa takime më homologët e tyre amerikanë të forcave të rendit.

Grupi vizitoi gjithashtu Departamentin e Drejtësisë së SHBA dhe Qendrën e Bashkërendimit dhe Analizës (Fusion) në Maryland, Departamentin e Policisë në Baltimore dhe Administratën e SHBA kundër Narkotikëve (DEA). Bisedime të dobishme për të dyja palët u kryen për çështje kritike si shkëmbimi i informacionit dhe inteligjencës, bashkëpunimi i ndërsjellë ligjor, korrupsioni publik, organizatat transnacionale kriminale dhe të trafikut të drogës, të arratisurit ndërkombëtarë, marrëdhëniet me mediat, asetet virtuale dhe analizat financiare në hetime komplekse, udhëheqja, negociatat e krizave, shëndetësia dhe mirëqenia, eksplozivët dhe zhvillimi i burimeve njerëzore. Programi është pjesë e Programit Ndërkombëtar të Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale (ICITAP) i drejtuar nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA me financim nga Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit të SHBA (INL).

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb