Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, uroi besimtarët myslimanë për Muajin e Shenjtë të Ramazanit. “Urimet më të mira për të gjithë agjëruesit e Ramazanit në Kosovë”, shkroi Kosnett në një postim në Tëitter.

Ai postoi aty edhe një mesazh të sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në të cilin thuhet: “Me fillimin e këtij muaji të shenjtë, shpresojmë të ketë përtëritje shpirtërore, mirësi, dashamirësi dhe harmoni në të gjithë botën”, raporton Rel.

Muaji i Ramazanit nisi të hënën dhe do të zgjasë 30 ditë. Gjatë kësaj periudhe, besimtarët myslimanë përmbahen nga ngrënia dhe pirja që nga lindja e Diellit deri në perëndim, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb