Kosova ka humbur ndaj Greqisë në Prishtinë. Në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, grekët kanë ndëshkuar dy herë vendasit. Që në minutën e 3-të Limnios tentoi dy herë për të mposhtur në fund Ujkanin dhe për të kaluar të vetit në avantash.

Por më pas goli i dytë do të vinte nga stoli, teksa Dimitris Siovas që zëvendësoi Stafylidisin në minutën e 40-të, gjeti rrjetën pas vetëm 11 minutash në fushë. Kosovarët u kujtuan vonë me Bernard Berishën i cili shënoi golin e nderit por pa mundur të evitojë humbjen e kombëtares së tij.

Në ndeshjen e parë Kosova barazoi ndaj Moldavisë, kurse Greqia po ashtu në Sloveni.

Duket se helenët e kanë studiuar mirë sfidën ndaj Kosovës duke menduar vetëm për ndeshjen dhe jo tensionet e mundshme në një përballje tipike shqiptaro- greke. Tashmë në grupin C, kryesuese janë Slovenia dhe Greqia, kurse Kosova me Moldavinë mbajnë vendin  fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb