Pasi rinisi sezonin, futbolli kosovar do të kthejë tifozët shumë shpejt në tribuna. Priten modalitetet, por duke nisur nga 28 qershori shfuqizohen masat që detyronin zhvillimin e aktiviteteve sportive pa praninë e publikut. Qeveria në vend votoi mbrëmjen e së martës propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë, që hyn në fuqi javën e ardhshme. Superliga e Kosovës në futboll, hendboll dhe volejboll, janë sportet e vetme kolektive që kanë nisur aktivitet, ndërsa pritet t’i mbyllin sezonet me praninë e tifozëve në tribuna.

Posterat Tifozet E Tiranes
Posterat Tifozet E Tiranes

Ndryshe nga Kosova, rikthimi i publikut në Shqipëri, ku ka nisur vetëm futbolli vazhdon të jetë shumë larg. Në zyrtat e FSHF dhe media është hedhur disa herë ideja, por shifrat e të prekurve nga Covid-19 gjatë javëve të fundit kanë sfumuar shpresat. Pavarësisht se ditën e djeshme edhe në vendin tonë përfundoi gjëdja e fatkeqësisë natyrore, vijojnë të mbeten në fuqi masat shtrënguese, që pengojnë grumbullimet.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb