Protestë para ambasadës ruse në Tiranë. Disa të rinj shqiptarë me pankarta ne duar ku shkruhej se “Kosova nuk është Krimea” dhe “rinia shqiptare për Shqipëri etike” reaguan kundër deklaratave të ambasadës ruse në Shqipëri se ideologjia e bashkimit të Shqipërisë së Madhe kërcënon integritetin territorial të rajonit të Ballkanit.

Kujtojmë se ambasada ruse ka reaguar në lidhje me çështjet që lidhen me Kosovën, siç ishte dhe për deklaratën e Ramush Haradinajt, për mbajtjen e një referendumi të bashkimit të Shqipërisë me Kosovën.

 

 

Këtu po bëhet fjalë për një provokim të radhës, të implikuar në ideologjinë e Shqipërisë së Madhe, e cila kohët e fundit ka përparuar gjithnjë e më intensivisht në rajon dhe kërcënon drejtpërdrejt integritetin territorial të shteteve të Ballkanit”– shkruante Ambasada në një reagim në Facebook.

Reagimi i plotë i Ambasadës Ruse në Shqipëri:
Nga komenti i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse për deklaratën e z. R.Haradinaj
Kohët e fundit një nga politikanët shqiptarë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se synon të kërkojë mbajtjen e një referendumi për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, nëse ky pseudo-shtet i vetëshpallur nuk pranohet sa më shpejt në Bashkimin Evropian dhe organizatat ndërkombëtare si dhe Beogradi nuk do të njohë “pavarësinë” e Kosovës.
Këtu po bëhet fjalë për një provokim të radhës, të implikuar në ideologjinë e Shqipërisë së Madhe, e cila kohët e fundit ka përparuar gjithnjë e më intensivisht në rajon dhe kërcënon drejtpërdrejt integritetin territorial të shteteve të Ballkanit. Shantazhi politik është i papranueshëm dhe pikërisht kështu duhet të interpretohet fjalimi i R. Haradinajit, i cili me lehtësi propozon të rishikojë në mënyrë arbitrare kufijtë në Ballkan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb