1.770 raste me koronavirus vijojnë të jenë aktive në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur numri total i rasteve pozitive është 17.263 raste nga 82.678 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 657 raste të vdekjes.

Ndërkohë që numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.836 raste. Një ditë më parë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se është shqetësuese numri i lartë i të infektuarve në Prishtinë, brenda 24 orëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: