Kosova ka shënuar fitoren e dytë në Ligen e Kombeve duke  mundur me rezultat 3-1 Maltën në stadiumin “Fadil Vokrri”  në Prishtinë. Një ndeshje e dominuar nga Kosova ku pas shumë tentativave, Kololli gjen më në fund rrjetën në minutën e 30’ duke ndëshkuar portierin Hog. Zhegrova kishte rastin më të mirë për të dyfishuar, por goditja e tij në minutën e 41’ u përplas në shtyllë. Pjesa e parë u mbyll në avantazhin 1-0 të Kosovës .  Malta barazoi në startin e pjesës së dytë. Agius barazoi në minutën e 51’, duke detyruar Kosovën të punojë për të gjetur sërish avantazhin.


Në minutën e 65’, Zhegrova ndalet sërish nga shtylla, ndërsa 3 minuta më vonë, Muriqi rikthen avantazhin dhe qetësinë në kampion kosovar. Aktivizimi i Rashicës në minutën e 76’, shtohet rrezikshmëria në sulmin e Kosovës dhe ishte pikërisht një pasim i Rashicës që solli golin e tretë, të shënuar nga Kololli.

Mbrojtësi i majtë realizon golin e dytë personal dhe Kosova merr një fitore 3-1, që e mban në krye të grupit. Me fitoren e sotme, Kosova u ngjit në kuotën e 7 pikëve, duke kryesuar grupin, e ndjekur nga Azerbaijxhani me 5 pikë.

 

 

BalkanWeb