TIRANË- Kandidati i së djathtës për kryetar të Bashkisë më të madhe në vend, atë të Tiranës është takuar sot me personat me aftësi të kufizuara, ku është përballur me shqetësimet e tyre të shumta, përsa i përket kushteve dhe nevojave që ka kjo shtresë ka. Kosova pranoi problemet emergjente të tyre dhe premtoi se dera e Bashkisë së Tiranës do të jetë e hapur për të gjithë dhe se shumë prej problemeve të tyre do të marrin fund me zgjedhjen e tij si kryebashkiak.

Bashkia e Tiranës do të marrë të gjitha përgjegjësitë e veta edhe për shtresën e invalidëve që është në hall të madh. Do të punoj me të njëjtin përkushtim. Kushtet e Personave me Aftësi të Kufizuara janë emergjente. Dera e bashkisë do të jetë e hapur. Nuk është bërë sa duhet për PAK”, tha Kosova.

Kandidati i opozitës solli si shembull për zgjidhjen e problemeve të kësaj shtrese, vënien në pozitën e tyre. Ai premtoi zgjidhje edhe për vendosjen e sinjalizuesve të semaforëve për të verbrit. “Puna ime, e vë veten në pozitën tuaj. Do vendosen sinjalizuesit e semaforëve. Keqardhje që paguani qira për zyrat. Unë jam burrë nderi, çfarë premtoj e bëj. Të heqim burokracitë, gjithçka është e mundur. Nëse ekziston dëshira, gjenden zgjidhjet. Do punoj që të mos ndiheni të braktisur. Nuk fajësoj të tjerët, mendoj të punoj”, tha ai.

 

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: