LONDËR-Ky është një rrëfim tronditës për Ali Halitin nga Skënderaj, i cili fle nëpër trenat e Londrës. Ali Haliti ka shkuar në Angli për shkak se vajza e tij ka nevojë për trajtim jashtë vendit, ndërsa shteti i Kosovës nuk ia ka mundësuar një gjë të tillë…

Aliu nga Pokleku i Skënderajt ka shkuar në Londër para 3 muajsh ndërsa endet për të gjetur një punë, në mënyrë që të ndihmojë vajzën e tij që vuan nga epilepsia, raporton zëri.

Sipas bashkatdhetarëve që e kanë takuar në Londër, Haliti punon gjatë natës në mënyrë të jashtëligjshme. Këtë e bën për të siguruar para për shërimin e të bijës.

Sipas rrëfimeve që vijnë nga Londra, Haliti ka kërkuar nga Ambasada e Kosovës që të kthehet nga Anglia në Kosovë. Mirëpo, përgjigja ka qenë se ai “mund të kthehet kamionëve” ashtu siç ka shkuar në Londër.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: