PRISHTINE – Nga mesnata ka hyrë në fuqi qarkullimi me letërnjoftime biometrike mes Kosovës dhe Maqedonisë.

Zyrtarët në vendkalimet kufitare Bllacë dhe Jazhincë i thanë të RTK-së, se vendimi ka filluar të zbatohet që nga minutat e para të ditës së sotme.

Ata kanë shtuar se qytetarëve, gjatë kalimit të kufirit u kërkohet vetëm letërnjoftimi biometrik dhe jo pasaporta.

Paraprakisht, Marrëveshja për kushtet e udhëtimit me letërnjoftime është nënshkruar nga ministritë e jashtme të Maqedonisë dhe Kosovës dhe më pas është ratifikuar nga parlamentet e të dyja vendeve. /KPress/
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb