Ambasadori maltez në Finlandë Michael Zammit Tabona ka shkruar në rrjetin social “Facebook” se Angela Merkel ka ngjashmëri me liderin nazist gjerman Adolf Hitler.

Me anë të një postimi në FB të premten, në Ditën e Europës, Zammit Tabona tha se “75 vjet më parë ne ndalëm Hitlerin. Kush do ta ndalojë Angela Merkelin? Ajo ka përmbushur ëndrrën e Hitlerit për të kontrolluar Europën”.

Ministri i Jashtëm i Maltës Evarist Bartolo ka deklaruar se mënjeherë pas asaj që ambasadori maltes ka thënë, se ai është shkarkuar nga detyra, raporton The Times of Malta. Bartolo tha se Tabona bën një krahasim tepër të ekzagjëruar, që nuk gjen vend asgjëkund.

Postimi i Zammit Tabona në “Facebook”, që menjëherë më pas u fshi, u bë objekt debatesh të mëvonshme. Të Shtunën, kandidati i pavarur Arnold Cassola tërhoqi vëmendjen për deklaratat, duke vërejtur në Facebook se krahasimin e Merkel me Hitlerin ishte e papranueshme që një diplomat të bënte.

Partia Nacionaliste dënoi po ashtu “sjelljen e padenjë”. Në një deklaratë këtë të diel, Partia Nacionaliste tha se thënia e ambasadorit maltez në Finlandë është e ekzagjeruar. PN kujtoi se ai ishte emëruar politikisht, jashtë trupit diplomatik. Partia Nacionaliste tha se deklarata e tij nuk përfaqëson qëndrimin e shtetit të Maltës. PN u shpreh se Gjermania ka mbështetur vazhdimisht Maltën, e sidomos Merkeli.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb