Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Rusia dhe SHBA-ja kanë komunikime “të komplikuara” përmes kanaleve diplomatike me shumë “polemika kritike”.

I pyetur në lidhje me kontaktet e mundshme midis presidentëve Vladimir Putin dhe Joe Biden, Peskov tha se nuk kishte plane të tilla.

“Ne jemi në kontakt pune (me administratën e SHBA-së) përmes kanaleve diplomatike. Ato janë të ndërlikuara. Megjithatë, ato ekzistojnë. Dhe kjo është gjëja kryesore”, theksoi ai.

Komplikimi i kontakteve shkaktohet nga “dallime të shumta kritike”, shtoi ai.

Më parë, Peskov tha se presidentët rusë dhe amerikanë kishin “nivele të ndryshme gatishmërie” për të mbajtur takime ballë për ballë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb