Pano Qirko është futbollisti i vetëm i Partizanit i ftuar te Kombëtarja. Mungojnë Thomas Strakosha, Mario Dajsinani dhe Elhan Kastrati, ndërsa gardiani i “demave” ka për herë të parë mundësinë që të veshë fanellën kuqezi.

Qirko ka lindur në Vlorë, ndërsa Partizani i bleu kartonin tre vite më parë nga Teuta. 26-vjeçari luante deri me ekipin U-19 të Shqipërisë.

Te Partizani regjistron 115 ndeshje në total ku ka pësuar 104 gola. Në total e ka mbajtur 43 herë portën e paprekur. Vetëm ky sezon ishte mjaft i vështirë. Mbrojtja e Partizanit zhgënjeu dhe Qirko pësoi plot 42 gola.

E nisi karrierën te Flamurtari, për të luajtur më pas me Bylisin, Tiranën dhe Teutën. Trofe në Shqipëri ka fituar me Partizanin, Tiranën dhe Teutën.

Bashkë me Qirkon do të jenë në dispozicion të trajnerit Rolando Maran dhe Alen Sherri me Simon Simonin. Sherri dhe Simoni numërojnë vetëm nga një paraqitje me ekipin e parë të Shqipërisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb