Krerët e komuniteteve fetare në vend, kanë kundërshtuar njëherësh martesat brenda gjinisë.

Deklaratat e tyre u bënë në takimin që Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, mbajti në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të familjes

Krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri, kanë kundërshtuar martesën brenda gjinisë. Në një takim të Këshillit Ndërfetar, mbajtur për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të familjes, ata cituan librat e shenjtë, për të shenjtëruar vetëm martesën mes një burri dhe një gruaje.

Ndonëse asnjë prej tyre nuk e përmendi drejtpërdrejtë, mesazhet e tyre, nënkuptuan ligjin për barazinë gjinore miratuar së fundmi.

Liderët shpirtërorë i argumentuan qëndrimet e tyre me urdhëresat e librave të shenjtë, ndikimin që ka të fëmijët, dëmin që sipas tyre i jep familjes dhe kërkuan  të ruhen traditat shqiptare dhe të tregohet qëndresë ndaj tendencave që shkojnë në kahun e kundërt.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb