Policia e Lushnjës ka arrestuar një 34-vjeçar, pasi dyshohet se ka kryer një sërë vjedhjesh gjatë dy javëve të fundit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra Mariglen Gashi. “Kreu disa vjedhje, gjatë 2 javëve të fundit, në fshatin Pluk, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale”, njofton policia.

Moment pikant është ai kur hajduti vihet në pranga, ndërsa disa banorë të ndodhur aty pranë duartrokasin policinë.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë

Kreu disa vjedhje, gjatë 2 javëve të fundit, në fshatin Pluk, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të punës për dokumentimin e rasteve të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në kallëzimet e disa qytetarëve, për vjedhje të kryera ditët e fundit, kanë vënë në pranga shtetasin M. G., 34 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë 2 javëve të fundit, ky shtetas ka vjedhur 1 motomjet, shuma parash, produkte ushqimore dhe celularë, në disa banesa dhe dyqane, në fshatin Pluk.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 34-vjeçari, i cili është dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: