NGA: ERION KAÇORRI* “Shqipëria ka një rol të veçantë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan. Ka një rol të veçante për zhvillimin e marrëdhënieve rajonale.”. Kështu deklaroi kreu i parlamentit turk, Cemil Ciçek gjatë një interviste për “Diplomaticus” në News24, nga moderatori Erion Kaçorri. Ciçek është ndalur dhe tek investimet turke që janë shtrirë këto vitet e fundit në vendin tonë.

Zoti Ciçek, çfarë rëndësie kanë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë? Si do t’i karakterizonit ato?
Është një pyetje shumë e drejtë. Ju falënderoj shumë. Në të vërtetë mes dy popujve tanë, mes Shqipërisë dhe Turqisë ka një vëllazëri dhe miqësi të veçantë. Kemi kulturë të përbashkët, histori të përbashkët, vlera të përbashkëta, interesa të përbashkëta. Pra në jetën shtetërore, politike, ekonomike, kulturore të Turqisë ka personalitete të shquara me origjinë shqiptare që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në jetën e vendit tonë. Pastaj ka edhe një të vërtetë të madhe, që Shqipëria në zonën tonë gjeografike në Ballkan luan një rol kyç. Shqipëria ka një rol të veçantë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan. Ka një rol të veçante për zhvillimin e marrëdhënieve rajonale. Për këtë arsye, marrëdhëniet turko-shqiptare nuk janë të rëndësishëm vetëm për të dy vendet dhe dy popujt tanë, por janë të rëndësishme edhe për të gjitha zhvillimet politike në rajon. Pra marrëdhëniet mes dy vendeve dhe dy popujve tanë nuk na interesojnë vetëm neve, por u interesojnë të gjitha vendeve të Ballkanit. Sa më të zhvilluara, sa më të thella, sa më komplekse t’i kemi marrëdhëniet tona aq më mirë do të jetë për të gjitha vendet e Ballkanit. Ne si Turqi ndjekim nga afër zhvillimet që ndodhin në Shqipëri dhe ndjejmë një kënaqësi të veçantë në hapat që hedh Shqipëria dhe në zhvillimet pozitive që ndodhin në Shqipëri. Ne e mbështetëm anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, tani të dy vendet tona janë anëtarë të aleancës së atlantikut të veriut. Ne e kemi mbështetur dhe po e mbështesim procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Gëzohemi në hapat që hedh ajo në këtë drejtim. Ne kemi mbajtur të njëjtin qëndrim për çështjen e Kosovës, për pavarësinë e saj dhe për njohjen e saj në arenën ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë Shqipëria dhe Turqia të dyja së bashku kanë marrë përgjegjësi të veçanta në kuadrin e asamblesë parlamentare dhe të procesit të bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore. Ne jemi bashkë në këtë çështje. Unë dëshiroj të theksoj se Shqipëria pati një kryesim të radhës tepër të suksesshëm, efektiv dhe që u vlerësua.

Zoti Ciçek, Turqia gjatë këtyre dhjetë viteve të fundit ka shënuar një zhvillim të madh ekonomik. A parashikohen që investimet turke të shtrihen në vendin tonë?
Siç e theksova edhe pak më parë, Turqia dëshiron që në të gjitha fushat, edhe në atë ekonomike t’i zhvillojë dhe t’i thelloje akoma më shumë marrëdhëniet me Shqipërinë. Edhe marrëdhëniet në fushën ekonomike janë të mira por ne shikojmë që të dy vendet kanë potencial dhe mundësi për t’i rritur dhe për t’i zhvilluar më tej ato. Pra para nesh kemi shumë punë për të bërë, kemi objektiva për të arritur. Presidenti ynë para disa ditësh zhvilloi një vizite tepër te suksesshme dhe tepër te rëndësishme ne Shqipëri dhe ai propozoi dhe foli për krijimin e një këshilli te nivelit te larte bashkëpunimi mes dy vendeve. Kjo është shprehur në mënyre verbale por duhet hartuar edhe teksti dhe dokumenti përkatës që gjithçka te marre vlere dhe te kalohet ne zbatimin e tij. Edhe këshillat e biznesit luajnë një rol të rëndësishëm. Ne gjithmonë i kemi inkurajuar dhe do te vazhdojmë ti inkurajomë investitorët tanë, biznesmenët tanë që të vijnë këtu për te bere investime. Është tepër e rëndësishme dhe ne jemi tepër të kënaqur qe ekziston një vullnet tepër i fuqishëm politik për ti zhvilluar me tej këto marrëdhënie. Ky vullnet është shprehur ne nivelet e presidenteve, kryeministrave dhe qeverive. Dua qe ky vullnet te kaloje edhe tek njerëzit e bazës, tek nëpunësit. Ne edhe nga përvoja e Turqisë e dimë se biznesmenët dhe investitorët te kujtdo vendi qofshin ata, kur shkojnë ne një vend te huaj ata inkurajohen shume me tepër qe te kenë me pak pengesa, me pak burokracira nga njerëzit e vendit pritës. Unë dëshiroj te them edhe shembullin e Turqisë. Nëse një investitor i huaj vjen unë e krahasoj atë me një zog. Çdo zog qe vjen ne një vend te caktuar dëshiron te gjeje një peme me disa dege sa me te sigurta ku te qëndroje mire ne atë dege ku mund te këndoje. Nëse nuk gjen nje vend te sigurte, nuk gjen mikpritje, has ne pengesa ai largohet dhe vendin e tij mund ta zëne te tjerë ndërsa ai vete shkon ne vende te tjera. Prandaj mendoj se çdo investitor i huaj, e them ne përgjithësi, duhet te mirëpritet dhe te mos hase pengesa.

Gjithashtu një bashkëpunim duhet te ketë dhe një rol me te madh duhet te luajnë parlamentet e te dy vendeve tona. Neqoftese ka dokumente te miratuara dhe te kaluara nga secila qeveri, parlamenti duhet te ndërhyje qe ti kaloje dhe ti miratoje ato sa me pare qe ato te futen ne zbatim. Gjithë këto qe thashë dhe ato qe do te them tani unë po jua transmetoj miqve te mi shqiptare duke patur përvojën e Turqisë. Pra dëshiroj te theksoj edhe ketë, se duhet te këtë një funksionim te mire te shtetit ligjor qe çdo investitor i huaj kur vjen, duhet qe te gjeje drejtësi ne vendin qe shkon. Neqoftese ai nuk gjen drejtësi, ai pengohet dhe mund te largohet. Ju përmendet qe unë kam qene edhe ne detyrën e ministrit te drejtësisë. Me kujtohet shume mire kur isha ministër drejtësie, vinin shume investitorë te huaj qe dëshironin te investonin ne Turqi. Ata benin studimet e tyre, statistikat. Por mbaj mend qe ata drejtoheshin patjetër edhe ne ministrinë e drejtesise. Ata deshironin qe te njihnin sa me mire bazen ligjore, te shtetit turk, garancitë qe u jepte shteti turk per investimet e tyre ne Turqi. Dhe pasi siguroheshin edhe nga ministria e drejtesise se Turqise, ata fillonin qe te bënin investimet e tyre ne Turqi. Madje ne me kerkesen e investitorëve te huaj bëme ndryshime edhe ne kushtetuten tone. U njihnim atyre te drejtën qe nëse ai nuk dëshironte per nje ceshtje apo konflikt qe lindte me palen turke nuk dëshironte qe ti drejtohej nje gjykate turke, ne në kuadrin e marrëveshjes ua linim te drejtën qe ai si arbitrazh te shkonte te nje institucion nderkombetar. Nuk ishte kusht qe ti drejtohej vetem gjykates turke. Cdo investitor i huaj kur investon ne nje vend tjeter para se gjithash shikon stabilitetin e atij vendi. Nese nuk gjen stabilitet ai nuk qendron aty.

Sa të sigurt ndihen investitorët turq në Shqipëri?
Sigurisht qe nuk kemi ndonjë ankese, ne këtë drejtim nga investitorët tanë, prandaj jemi te kënaqur nga autoritetet shqiptare. I falënderojmë për këtë megjithatë përpjekjet duhet te vazhdojnë, sepse sot je mire, por kemi mundësi edhe për më mire. E mira nuk ka fund. Ne nuk kemi asnjë dyshim edhe nëqoftëse atyre do u krijohet ndonjë problem, autoritetet drejtuese te te dy vendeve do ulen si miq dhe do ta zgjidhin atë, sepse edhe ne te kaluarën me miqtë tanë shqiptare kemi pasur marrëdhënie mjaft te mira. Edhe unë ne vizita e mia te mëparshme, ne pozicione te ndryshme qe kam pasur, kam takuar disa presidente shqiptare. Kryeministra e ministra shqiptare dhe gjithmonë kemi gjetur mirëkuptimin e tyre. Te gjitha këto rezultate pozitive qe kemi arritur na hapin edhe horizonte te reja. Te dy palët i kemi mundësitë për me tepër.

Zoti Ciçek, a ka qeveria aktuale turke interes për ndërtimin e shkollave në vende si Shqipëria?
Ne sigurisht, sidomos ne disa republika te Azisë qendrore kemi marrëveshje te mira bashkëpunimi ne fushën e arsimit dhe te kulturës. Kemi pasur bashkëpunim te mire me këto vende. Nga buxheti i shtetit akordohen bursa për këto vende qe te rinjtë e këtyre vendeve te studiojnë ne universitetet tona. Gjithmonë universitetet tona kane nje kontingjent te veçante për studentet e huaj. Sigurisht qe ka edhe organizata civile qe hapin shkolla por edhe ne si shtet punojmë ne këtë drejtim dhe gjithmonë bashkëpunojmë me ministritë përkatëse te vendit përkatës.

Po financoni xhaminë e madhe të Tiranës, të njëjtën gjë po bëni edhe në Bosnje. Pse gjithë ky interes për ndërtimin e xhamive në bote?
Unë dua te theksoj para se gjithash se ne nuk ndërtojmë vetëm xhami. Ne shume vende ballkanike, ne shume popuj ballkanik ne kemi gjurme te trashëgimisë se përbashkët kulturore dhe te qytetërimeve te përbashkëta. Nuk ndërtojmë vetëm xhami duke patur parasysh objektet e përbashkëta kulturore, pra mund te jene medrese, shkolla te vjetra, pazare te vjetra. Vlera te përbashkëta kulturore janë ne vëmendjen e Turqisë. Këto kane vlera te veçanta edhe per turizmin kulturor. Unë kam qene disa here ne Shqipëri, e kam vizituar gjysmen e Shqipërisë dhe e di qe Shqipëria ka mundësi te veçanta për turizmin. Pra disa vepra te trashëgimisë kulturore janë prishur plotësisht ose pjesërisht. Ne deshirojme qe keto ti rimëkëmbim, ti risjellim ne ditet e sotme. Nuk veprojme keshtu vetem ne ballkan, por edhe ne lindjen e mesme dhe ne disa vende te afrikes. Dëshirojmë qe te rigjallerojme trashgimine kulturore. Unë pata rastin te shikoj ndërtimin e xhamisë se namazxhase dhe deshiroj te theksoj se sigurisht kjo xhami po ngrihet me lejen e kryeministrit, presidentit dhe autoriteteve te tjera te larta te Shqiperise. Ne i falënderojmë ata. Me sa di edhe ne te kaluaren ajo ka qene namazxha ku falej namazi. Aty tani po punohet ne nje baze te nje projekti mjaft te mire qe do ti shtoje nje bukuri tjetër Tiranës.

Zoti Ciçek, me sa dimë keni marre një kërkesë edhe për financimin e ndërtesës së parlamentit.
Po, presidenti ynë e beri një deklarate te tille. Unë shpresoj dhe kam bindjen qe kjo vepër e re do te jetë një bukuri e re për Tiranën, do jetë një vepër e re për kryeqytetin. Dhe ky premtim edhe mbajtur nga autoriteti me i larte i shtetit tone, nga zoti President gjate vizites se fundit qe mbajti ne Shqiperi.

Pra Turqia ka vendosur ta financoje ate?
Projektin e ka siguruar pala shqiptare ndërsa ne marrim përsipër ndërtimin e tij. Pritet qe të përfundojnë edhe disa detaje te projektit dhe pastaj do te filloje ndërtimi.

Zoti Ciçek, kemi pare kohet e fundit tensione ne Maqedoni, ne Kumanoven e banuar nga Shqiptaret. Si e keni pare këtë situate?
Dëshiroj të theksoj se e kemi ndjekur me shqetësim. Ballkani ne te kalauren ka vuajtur shume. Ne tani këto vuajtje duhet ti leme ne te shkuarën. Sigurisht qe mund te kete probleme, por unë mendoj se këto probleme duhet te zgjidhen gjithmonë me rrugen e dialogut, kompromisit dhe te bisedimeve, asnjëherë me dhune dhe me force. Te mos kthehemi përseri në vuajtjen e së kaluarës. Kemi vene re ne Siri, ne irak dhe ne disa vende te Afrikes se dhuna nuk zgjidh asgje, përkundrazi sjell me shume dhune, me shume vuajtje dhe nuk i sherben paqes per te ardhmen. Ne deshirojme qe te gjithe me gjakftohtësi, me dialog dhe me kompromis te arrijme ne rrugen e duhur. Ne te gjitha takimet qe bejme ne, me te gjithe palet qe takohemi, kete rekomandojme.

Presidenti Erdogan ka premtuar nje kushtetute te re për Turqinë. A mund te rrezikohet sekularizmi turk nëpërmjet kësaj kushtetute te re?
Kerkesa per nje kushtetute te re nuk eshte nje kerkese e presidentit. Eshte kerkese e te gjitha forcave politike prej kohesh ne Turqi. Eshte nje kerkese sociale. Te gjithe paleet ankohen per kushtetuten ekzistuese se ajo nuk plotëson kërkesat e reja te Turqise. Ka disekuilibra mes pushteteve, pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Kjo eshte nje kerkese dhe pritshmëri e te gjithe shoqerise, e te gjithe partive politike ne Turqi. Kjo kerkese eshte paraqitur edhe para zgjedhjeve parlamentare te vitit 2011.

Isis eshte shndërruar ne nje kercenim global. Ka pushtuar pjese te medha te irakut dhe Sirise. Cili eshte pozicioni i Ankarase rreth kësaj organizate?
ISIS nuk eshte nje kercenim vetem per irakun dhe Sirinë, por është një kërcenim për të gjithë boten duke përfshirë edhe Turqinë. Fatkqësisht mungesa e stabilitetit ne irak dhe kaosi ne Siri ushqen jo vetëm këtë organizatë terroriste, por edhe organizata të tjera çdo vend duhet ti shikojë mirë terroristet e vet. Nëse dikush del jashtë vendit te tij ai vend duhet te na njoftoje menjëherë. Ankaraja duke shfrytëzuar mundesitë e saj informative ka ndaluar hyrjen e 12 500 personave për në Turqi ndërsa ka dëbuar me shume se 1 200 vete. Ata persona që nuk mundet te hyjnë në Siri nga Turqia arrijne te gjejne rruge te tjera. Lufta kundër terrorizmit kërkon një bashkëpunim te gjere nderkombetar. Turqia nuk mund te përballojë të gjithë ata terroriste qe vijnë nga gjithë këto vende. Me falni por unë dua të shprehem edhe në këtë mënyrë. Asnjë vend te mos i leshojë rrugëve qentë e vet dhe pastaj të fajësojë Turqinë pse nuk po i ka ato qen. Çdo vend duhet ti kape vetë qentë që lëshon sepse në fund të fundit janë qen të tërbuar.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: