Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka marrë pjesë në një takim me delegatë të forcës së tij politikë në kryeqytet, teksa ka folur edhe për Konventën e planifikuar për datën 27 prill.

Ish-Presidenti i Republikës hapi sfidën për kandidatë të tjerë që të garojnë ndaj tij për të marrë drejtimin e partisë, duke pyetur nëse ka “ndonjë që hipën në paralele më lart ose që vrapon më shpejt se Ilir Meta”.

“Rilindja, kjo farë e keqe do të shembet. Ka programuar shpopullimin e vendit. Ne i shërbejmë popullit tonë dhe si asnjëherë më parë gjithë vendi i ka sytë të konventa e PL.

Nëse ka kandidatë të tjerë le të dalin. Nëse ka një që hipën në paralele më lart se Ilir Meta, nëse zgjohet në herët se Ilir Meta, të vrapojë më shpejt se Ilir Meta. Epo tani sufllaqe nga qielli nuk bien më”, u shpreh Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: