Presidenti rus Vladimir Putin ka takuar sot në Moskë liderin e serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, i cili është një nga politikanët kryesorë në Bosnje-Hercegovinë.

Ende nuk dihet arsyeja e takimit, por është spekuluar se ata do të diskutojnë çmimet e gazit dhe tubacionet e gazit gjatë kohës së Dodik në Kremlin.

Bosnja e ndarë etnikisht nuk ka një pikëpamje të unifikuar për politikën e jashtme, me Dodik që mban marrëdhënie të ngushta me Rusinë dhe Putinin.

Republika e tij Serbe është një rajon që përbën Bosnjën së bashku me Federatën autonome Boshnjako-Kroate – e lidhur nëpërmjet një qeverie të dobët qendrore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: