Kupa e Botës do të nisë më 20 nëntor me ndeshjen hapëse mes Katarit dhe Ekuadorit. Përpara hapjes së kompeticionit, CEO i projektit Nasser Al-Khater ka dhënë një intervistë për Sky Sports.

Ai ka folur për çështjet më të diskutueshme para fillimit të kompeticionit. Edhe pse homoseksualiteti është i paligjshëm në Katar, Al-Khater i dërgoi një mesazh qetësie komunitetit LGBTQ+.

“Të gjithë janë të mirëpritur këtu dhe të gjithë do të ndihen të sigurt kur të vijnë në Katar. Ajo që kërkojmë është respekti për kulturën tonë”, u shpreh ai.

Gjithashtu gazetari e pyeti nëse do të kishte probleme nëse homoseksualët do të mbanin duart në publik. “Nuk do të ketë asnjë problem”, u shpreh Al-Khater.

Rikujtojmë që në qershor ai deklaroi se: “Kushdo që do të mbajë flamurin me ngjyra në Botëror do të arrestohet për 7 ose 11 vjet. Ne jemi një vend islamik dhe feja jonë, besimet dhe kultura jonë duhet të respektohen.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb