Një nxënës shkolle në Angli ka refuzuar 5 mln dollarë nga disa investitorë që i kërkuan t’i blejnë uebsajtin e krijuar nga vetë ai në dhomën e gjumit, për arsye se shpreson të bëjë më shumë para.

16-vjeçari Mohammed Ali, deri tani ka fituar më shumë se 40 mijë dollarë pasi krijoi një video-lojë dhe një aplikacion financiar për smartphone-t.

Adoleshenti nga Yorkshire, tani pritet që sëbashku me partnerin e tij të biznesit Chris Thorpe t’i vendosin një çmim uebsajtit të krijuar dhe thotë që nuk ka rivalë në llojin e sajtit që ka shpikur.

Ali thotë se dyshja u takua gjatë një konference në Londër ku diskutohej për investimet dhe se ata pretendojnë që të fitojnë më shumë para nga ky uebsajt.

“Oferta na erdhi në dhjetor, pak para Krishtlindjeve, por e refuzuam  dhe arsyeja kryesore që e bëmë këtë është se nëse teknologjia vlen miliona sot, imagjinoni se sa e vlefshme është po të përdoret nga njerëzit. E kuptoj që është një rrezik i madh për mua, por dua që kjo të jetë diçka e imja, që të mbajë firmën si krijimi im”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: