BALLSH

Një krim në familje ka tronditur mbrëmjen e sotme banorët e Ballshit. Një 34-vjeçar ka qëlluar për vdekje në sy të fëmijëve të mitur, gruan dhe kunatën 18-vjeçare, ndërsa ai  sapo ishte kthyer nga Greqia për festat e fundvitit.

Sipas policisë, autori i vrasjes së dyfishtë Gazmend Musta, 34 vjeç ka qëlluar me thikë gruan dhe motrën e saj, të cilat për shkak të plagëve kanë ndërruar jetë në vend.

Gazetari i “BalkanWeb”, Ervis Kuci raporton se autori kishte thirrur motrën e gruas për drekë, por më pas gruaja e 34-vjeçarit i ka kërkuar bashkëshortit që të shkojë bashkë me motrën të prindërit e saj.

Këtu dyshohet se ka lind konflikti dhe pas përplasjes dhe debatit verbal,  autori ka qëlluar me thikë duke vrarë gruan dhe kunatën 18-vjeçare. Viktima të kësaj ngjarje të rëndë kanë mbetur gruaja e 34-vjeçarit, Gentiana Caushaj dhe motra e saj, Merisa Caushaj.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme dhe dyshohet se autori i krimit ka qenë në  efektin e alkoolit.   Policia ka bërë të mundur arrestimin e vrasësit dhe po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G.M, 34 vjeç.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se në gjendje të dehur, rreth orës 17.30 në banesën e tij në Ballsh, për motive të dobëta, ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen G.C, 31 vjeçe si edhe motrën e bashkëshortes, shtetasen M.C, 18 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në vend.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”, njofton policia.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: