Vritet shqiptarja në Itali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e quajtur Borgo Rivo në Terni. Një 60-vjeçare shqiptare është goditur me thikë dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur pas disa mosmarrëveshjeve të ndodhura në familje, shkaku i së cilave ka qenë xhelozia.

Autoritetet raportojnë se në pranga ka rënë bashkëshorti i viktimës, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb