Një krim i rëndë ka ndodhur në Gjermani mbrëmjen e të shtunës. Një 48-vjeçar nga Kosova ka vrarë kunatën e tij 33-vjeçare dhe ka plagosur rëndë vëllaun e tij 38-vjeç.

Gruaja 33-vjeçare raportohet se vdiq rrugës për në spital. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Lohne të Bielefeldit.

Mediat gjermane raportojnë se i dyshuari kishte shkuar tek ish-banesa e familjes së tij, ku kishte takuar edhe vëllaun me gruan e tij që kishin shkuar mysafir tek ish-bashkëshortja e autorit.

48-vjeçari kishte tentuar të hyjë brenda banesës, por nuk ishte lënë nga i vëllai. Më pas ai u kthye dhe mori armën, me të cilin edhe bëri aktin tragjik.

Dëshmitarë të ngjarjes së rëndë ishin disa fëmijë të moshës nga 13 deri në 18 vjeç. Një fqinj i familjes që jetonte një kat më poshtë, ishte dalë për të parë se ç’po ndodhte.

Ai pa fëmijët që ishin të tronditur dhe që bërtisnin. Me këtë rast i mori nën mbrojtje fëmijët, duke i thirrur edhe policinë, ambulancën dhe ekipet e tjerë të shpëtimit.

Njëri nga fëmijët e tij i mori armën nga duart dhe e hodhi jashtë ndërtesës. Aktualisht fëmijët po marrin trajtime psikologjike si pasojë e tronditjes nga ngjarja.

48-vjeçari nga Kosova u arrestua nga policia. Po ashtu në momentin e arrestimit edhe i dyshuari ishte plagosur rëndë.

Akoma mbeten të paqarta rrethanat se si ai ishte plagosur. Klan Kosova merr vesh se i dyshuari për veprën vjen nga Komuna e Ferizajt. Rasti është akoma duke u hetuar nga Komisioni i Krimeve të qytetit të Bielefeldit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb