Një ngjarje e rëndë ka shokuar opinionin publik në shtetin helen pak javë më parë.

Një shqiptar dyshohet se ka vrarë ish-gruan e tij rumune, Fotini Svitlana, dhe të dashurin e saj farmacist 32 vjeçar Ioannis Zonitsas.

Autori i dyshuar, një shqiptar dhe ish-partneri i 43-vjeçares, fillimisht qëlloi mbi farmacistin, duke e goditur atë me një hanxhar në kokë dhe duke i copëtuar kafkën aq sa nuk njihej.

Ai më pas iu drejtua gruas 43-vjeçare, e cila nuk reagoi për shkak të tronditjes. Shqiptari u përpoq ta godiste në kokë, por dështoi fillimisht. Sapo gruaja i ra në gjunjë duke bërtitur nga dhimbja, shqiptari filloi ta godiste në kokë si dhe i preu arterien kryesore.

Shqiptari, i cili thuhet se është vrasësi dhe gjithashtu i njohur për policinë për shkak të precedentëve, kyçi derën e shtëpisë dhe u arratis me makinën e gruas së ndjerë dhe më pas i vuri flakën, duke zhdukur gjurmët.

Të njohur të viktimës kanë dëshmuar në polici se ajo kishte rrëfyer frikën që kishte ndaj shqiptarit për shkak të kërcënimeve dhe natyrës së dhunshme që kishte.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb