“Krimi i organizuar tenton të përfshihet me politikën”, kështu është shprehur Arben Kraja në një intervistë të dhënë për RTSH.

Pjesë nga intervista:

SPAK ka vetëm tre vite që funksionon, por në zgjedhjet e 2021 a ka konstatuar organizata juaj ndërhyrje?

Kraja: Ne kemi kompetencë korrupsionin në zgjedhje dhe kemi pasur disa raste, ka persona që janë dënuar. Çdo rast që është konstatuar i kemi shkuar deri në fund. Tek politikanët nëse do ketë prova patjetër, nuk do ketë kufizimi. SPAK i duhet të punojë , të lihet i qetë në punën e tij.

Pasi të mbaroni të detyrë, do të rrini në SPAK?

Arben Kraja: Unë kam 25 vite prokuror, këtë di të bëj nuk di të bëj asnjë punë tjetër

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: