TIRANE

Prokurori i SPAK, Arben Kraja nuk dha një përgjigje konkrete se çfarë mase do të kërkohet ndaj ish-kryeministrit Berisha në Gjykatë.
I pyetur nga Enkelejd Alibeaj, ai tha se do të jetë vendimarrje e dy prokurorëve.

Enkelejd Alibeaj: Arrest në burg apo arrest në shtëpi, janë masa ekuivalente apo kanë diferencë nga njëra tjetra? Doja të dija prej jush cilat janë opsionet që keni ndërmend përderisa keni ardhur në Parlament.

Arben Kraja: Arrest në burg apo arrest në shtëpi janë të ndryshme. Kemi kërkuar leje për të dyja, pastaj në varësi të vendimarrjes sonë, do ti kërkojmë gjykatës njërën nga ato. Se çfarë do të bëjë gjykata pastaj është histori tjetër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb