Ambasadorja e delegacionit të BE në Shqipëri, Christiane Hohmann ka përshëndetur zgjedhjen e kryetarit të ri të SPAK, Altin Dumanit.

Në një prononcim për mediat, ajo u shpreh se tashmë do kemi një Prokuroi të Posaçme më efektive e cila do ndihmojë në suksesin e reformës në drejtësi.

“Mirëpres zgjedhjen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë të zotit Altin Dumani si Kryetar i ri i SPAK. Urime! Shpreh vlerësimin tim të lartë për z. Arben Kraja për punën e bërë gjatë tre viteve të fundit. Një SPAK efektiv është thelbësor për suksesin e reformës në drejtësi”, është shprehur ambasadorja së BE-së.

Në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, Altin Dumani, mori 5 vota të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke u pasuar nga Ervin Kondili mori 4 vota, ndërsa prokurori Adnan Xholi 1 votë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb